Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Serbia duhet ta kuptojë se në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, ekzistenca e shqiptarëve është e pashmangshme.
Selimi pas takimit me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, Ragmi Mustafën, përmendi rastin e ngritjes së dy padive ndaj këtij të fundit për ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 2019.
Sipas tij, “ky akt i ulët është kundër respektimit të shqiptarëve që jetojnë atje”.
Këtë qasje, ai e quan të "gabuar dhe pengesë" për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Që të ecim përpara duhet të respektojmë̈ të drejtat e njëri-tjetrit. Shqiptarët në atë̈ pjesë duhet të gëzojnë̈ të drejta të barabarta, njëjtë̈ sikurse serbët që jetojnë̈ në Kosovë. Si ministër i Drejtësisë̈ i kam dhënë̈ të gjithë̈ mbështetjen e nevojshme për tejkalimin e kësaj sfide që është puro politike, e aspak shkelje e ligjit”, ka shkruar Selimi në Facebook.