Arbëri

Treshja e re qeverisëse në Mal të Zi nënshkruan marrëveshje, s’ka tërheqje të njohjes së Kosovës

 

Bartësit e tri listave të cilat fituan në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi – Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq kanë nënshkruar marrëveshje të re, sipas të cilës qeveria e re nuk do të ndërmarrë kurrfarë iniciativash ose veprimesh me qëllim të ndryshimit të flamurit shtetëror, stemës dhe të himnit. Po ashtu nuk do të ndërmarrë kurrfarë veprimesh për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kështu shkruan e përditshmja e Podgoricës, “Vijesti”, transmeton KOHA.

Liderët e koalicionit “Za buduqnost Crne Gore” (Për të ardhmen e Malit të Zi), “Mir je nasha nacija” (Paqja është kombi ynë), dhe “Crno na bijelo” (E bardha mbi të zezën) Marrëveshjen e kanë nënshkruar dje.