Arbëri

VV-ja fton Qeverinë të raportojë për marrëveshjen në Washington në disa komisione parlamentare

VV-ja fton Qeverinë të raportojë për marrëveshjen në Washington në disa komisione parlamentare
Foto: Reuters

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar raportim urgjent në disa komisione parlamentare të kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrave që ishin pjesë e delegacionit të Kosovës për marrëveshjen e arritur me Serbinë më 4 shtator në Washington.

Sipas një njoftimi nga kjo parti, Hotit i është kërkuar të raportojë, për këtë marrëveshje dhe për takimet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel më 7 shtator, në Komisionin për Politikë të Jashtme, atë për Ekonomi, atë për të Drejtat e Njeriut dhe atë për Mbikëqyrje të Financave Publike.