Arbëri

Haradinaj-Stublla: Kosova në Shtëpinë e Bardhë si shtet sovran, Serbia duhet të ndihet e turpëruar

Haradinaj-Stublla: Kosova në Shtëpinë e Bardhë si shtet sovran, Serbia duhet të ndihet e turpëruar
 

Shefja e diplomacisë së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla është deklaruar para takimit të palës kosovare me atë serbe me ndërmjetësimin e emisarit amerikan për procesin e dialogut Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo ka treguar se në këtë takim pala kosovare do të hyjë me parime të panegociueshme, siç janë ruajtja e integritetit territorial, rendit kushtetues dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës, me objektivin e vetëm për njohje reciproke me Serbinë.