Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti zotohet se s'do të ketë shkurtime buxhetore për komunat më 2021

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është zotuar se nuk do të ketë shkurtime buxhetore për Komunat e Kosovës në vitin 2021.

Këtë zotim e ka bërë kreu i Qeverisë gjatë një komunikimi me Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Zotimi i Hotit vjen pas reagimeve që erdhën pasi Ministria e Financave kishte paraparë shkurtime buxhetore për vitin 2021 në raport me vitin 2020 për 32.85 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoti ka siguruar komunat se minusi i mjeteve financiare për komunat do të kompensohet përmes krijimit të një Fondi për Rimëkëmbjen Ekonomike të Komunave. Për komunat e vogla do të ketë një grant fiks shtesë sikurse e kanë pasur më herët. Po ashtu buxheti total i komunave do të jetë i njëjti në vitin 2021 siç ishte në vitin 2020.

Kryetarët e Komunave për shkak të shkurtimeve nga Ministria e Financave kishin vendosur që të mos e votojnë në Komisionin e Granteve rishikimin e buxhetit në kuadër të rishikimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021-2023.

Ndërkohë, ministrja Hykmete Bajrami njoftoi se në Komisionin e Granteve, u votua propozimi i Ministrisë së Financave për financim të komunave, pas rishikimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve.

“Falënderoj kryetarët e komunave të cilët e mirëkuptojnë situatën ekonomike në të cilën gjendet vendi”, shkroi ajo në Facebook.