Arbëri

Eksportet e Shqipërisë në Kosovë gjatë 10 vjetëve të fundit janë katërfishuar

Eksportet e Shqipërisë në Kosovë gjatë 10 vjetëve të fundit janë katërfishuar
 

Tiranë, 2 shtator - Shqipëria dhe Kosova kanë zgjeruar marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit.

Ministrja e Financave dhe Eknomisë, Anila Denaj deklaroi sot gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale të Kosovës, Skender Raçica, se në 10 vitet e fundit eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës janë katërfishuar.