Me masa të shtuara, por me numër dukshëm më të ulët të fluturimeve po vazhdon punën Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Derisa qytetarët të cilët udhëtuan nëpërmjet këtij aeroporti treguan për përvojat e tyre dhe nivelin e respektimit të masave.
Nëpër këto procedura kalojnë të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Krejt këto masa po merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Personat të cilët mesditën e së martës udhëtuan për në shtetin e Zvicrës thanë se është dashur të vijnë rreth 3 orë më herët, me qëllim që të kalojnë procedurat e nevojshme.
Sipas tyre, gjatë pushimeve në Kosovë, kanë respektuar të gjitha masat kundër Covid-19.
Por, për ata të cilët vijnë në Kosovë, nuk ka asnjë procedurë të veçante.
“Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, të gjithë ata të cilët presin të afërmit e tyre duhet të presin jashtë objektit të Aeroportit. Personat të cilët prisnin nuk kanë dashur të flasin para kamerës, por prapa saj e kanë vlerësuar si vendim të qëlluar pasi që nuk rrezikohen”, ka thënë Sabit Sapiqi i ardhur nga Austria
E zëdhënësi i Aeroportit, Bujar Gashi, duke treguar se janë duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së, thotë se ka rënë për më shumë se 50% numri i fluturimeve krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas Gashit, gjatë vitit 2019 në muajin gusht janë realizuar më shumë se 2 mijë fluturime, derisa në muajin e njëjtë gjatë këtij viti janë realizuar gjithsej 952 fluturime.