Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë duhet që urgjentisht ta liberalizojë tregun për testet PCR për Sars-CoV-2.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo duhet të ndodhë që të mos lejohet operimi i kundërligjshëm të një kompanie të vetme në treg për këto teste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht ta liberalizoj tregun për testet PCR për Sars-CoV-2 dhe të mos lejoj kundërligjshëm operimin e një kompanie të vetme në treg për këto teste”, ka thënë ai.
Këto deklarata Gashi i ka bërë pasi u publikua fotografia ku një test është paguar 200 euro në laboratorin Medical & Laboratory.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti i cili ka thënë se situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të tregut.
E Ministria e Shëndetësisë ka arsyetuar çmimin 200 euro për testin PCR, derisa ka thënë se është test i shpejtë dhe rezultati del për një orë