Arbëri

Rexhepi: Zhvillimet e fundit në koalicionin qeverisës janë për shkak të mosbashkëpunimit të duhur

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka thënë se zhvillimet e fundit që kanë ndodhur brenda koalicionit janë për shkak të mosharmonizimit të mirë të partnerëve të koalicionit dhe mosbashkëpunimit të duhur.

Ai thotë se nuk është habitur nga deklarata e kryetarit të partisë Isa Mustafa për riformatimin e Qeverisë, pasi sipas tij është e rëndësishme të ketë stabilitet.

Rexhepi thotë se lidhur me atë se PDK mund të hyjë në koalicion qeverisës, nuk është diskutuar.

Sipas tij, hyrja e PDK mund të jetë opsion për shkak se sipas tij, nëse kriza thellohet është në dëm të vendit.

“Nuk po them që ka krizë të madhe brenda partnerëve të koalicionit, por nëse shohim deklaratat, mund të themi se vendit i duhet një qeveri stabile. Ne kemi pasur një qeveri të vullnetit të qytetarëve bashkë me Vetëvendosjen, ishte një koalicion stabil për proceset që e prisnin vendin, por ky besim i qytetarëve u luhat nga vet mosbashkpupunimi i dy partive”, ka thënë ai.

Sipas tij, për prishjen e koalicionit VV-LDK të dyja partitë kishin faj.

“Unë nuk kam qenë për rrëzimin e qeverisë sepse më është dukur se po e kundërshtoj vullnetin e qytetarëve. Ne tash kemi një pakicë me deputetët shqiptarë dhe shumica është në opozitë. Të kërkosh të vjen VV në qeveri nuk e di a vinë”, ka thënë ai.

Ai thotë se nëse thellohet kriza do të duhej të kishte një qeveri të spektrit të përgjithshëm.