Arbëri

Në 5-vjetorin e marrëveshjes për AKS-në, VV-ja vlerëson se është më aktuale tash se kur u firmos

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Glauk Gonjufca, në pesë vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS), ka thënë se kjo çështje është më aktuale sot se që ishte kur u nënshkrua.

Ai në një konferencë për media të mbajtur të martën, tha se kjo marrëveshje do të duhej të hidhej poshtë e të harrohej, meqë Gjykata Kushtetuese e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën në 23 pika të saj.

Konjufca shtoi se njëjtë si Asosciacioni, që ai e ka quajtur “Zajednica”, rrezik për Kosovën paraqet edhe projekti për ndarje ose shkëmbim të territoreve me Serbinë. Sipas tij, të dyja janë në tavolinë e negociatave.

“Sot është 5-vjetori i nënshkrimit të Zajednicës, në të cilën e pat hedhur nënshkrimin kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa. Fatmirësisht marrëveshja u hodh poshtë nga Kushtetutesja, pasi në 23 pika u shpall jokushtetuese, por për shoqërinë, shtetin dhe popullin tonë ka qenë shumë tronditëse deri në cilën pikë mund të shkojnë politikanët që e përfaqësonin vendin në atë kohë. Pse po ia kushtojmë këtij projekti të rrezikshëm këtë konferencë? Nëe vend që të shpallej e vdekur Zajednica pas vendimit, ajo është më aktuale se kurrë tash kur jemi në prag të asaj që po quhet faza finale e dialogut. Fatkeqësisht në LDK dhe në partitë e PAN-it ka dy llojë të politikanëve, pro Zajednicës dhe pro shkëmbimit të territoreve. Prandaj duhet të ngrehim këtë çështje, pasi është vetëm VV-ja që i refuzon dhe i kundërshton të dyja”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, këto duhet të kundërshtohen nga të gjithë ata që përfaqësojnë Kosovën në dialog.

“Edhe shkëmbimi, edhe Zajednica janë sinonime të ndarjes së Kosovës. Zajedenica është njëfarë bosnjëzimi i Kosovës”, tha ai.

Ndërkohë, në një postim në Facebook, kryetari i VV-së Albin Kurti, thotë se “Zajednica” nuk përputhet me Kushtetutën e Kosovës në asnjë nga 23 nenet e saj.

“Asnjë serb i Kosovës asokohe nuk protestoi e as s’u ankua. Vetëm Beogradi dërgonte nota proteste. Sot janë mbushur pesë vjet prej kur u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit për ‘Zajednicën’ e Serbisë në Kosovë. Kjo marrëveshje i shtonte lidhjet horizontale të 10 komunave të Kosovës dhe e forconte lidhjen e tyre vertikale me Beogradin”, shkroi Kurti.

Thotë se Bashkësia e 14 komunave me shumicë serbe në Bosnje u formua më 26 prill 1991 e më 9 janar 1992, ajo bashkësi e shpalli pavarësinë kurse me 28 shkurt 1992 e miratoi kushtetutën e vet.

“Ndërkombëtarisht kjo iu njoh më 14 dhjetor 1995 në Marrëveshjen e Daytonit. ‘Zajednica’ ishte përpjekja e Serbisë për bosnjëzimin e Kosovës. Nënshkrimet e shqiptarëve në fund nuk duhet të na hutojnë. Teksti i ‘Zajednicës’ ishte i shkruar serbisht”, thotë Kurti.

Në vijim, ka publikuar edhe disa probleme, siç i quan Kurti, “themelore të dokumentit të ‘Zajednicës’”.

 

5 vjetori i nënshkrimit të ‘Zajednicës’ Ditën që Gjykata Kushtetuese mori vendimin kundërshtues ndaj ‘Zajednicës’, më...

Posted by Albin Kurti on Tuesday, August 25, 2020