Arbëri

Haradinaj-Stublla thotë ka marrë mbështetjen e Çekisë për liberalizimin

Haradinaj-Stublla thotë ka marrë mbështetjen e Çekisë për liberalizimin

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, thotë se ka marrë mbështetjen e Çekisë lidhur me liberalizimin e vizave.

Përmes një kumtese për media nga MPJD-ja, theksohet se ajo ka thënë që Kosova dhe Republika Çeke kanë arritur të ndërtojnë marrëdhënie të mira bilaterale, dhe se avancimi i këtij partneriteti gjithëpërfshirës është në interes dypalësh.