Arbëri

Sot, mot i ndryshueshëm dhe me reshje shiu

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Moti sot, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, do të jetë i ndryshueshëm.

Vranësira, reshje shiu e bubullima do të ketë gjatë tërë ditës. Rrebeshet nëpër lokalitete mund të jenë më intensive, me mundësi për breshër.

Por nga dita e mërkurë pritet përmirësim.

E sipas njoftimit, nga e enjtja në tërë rajonin pritet mot kryesisht me diell dhe me ngritje të temperaturave. Temperaturat maksimale përsëri pritet ta kapin dhe tejkalojnë shifrën 30 gradë Celsius.