Arbëri

Vuçiqi konfirmon mundësinë e shtyrjes së takimit të 2 shtatorit në Uashington

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar se ka mundësi që data e takimit në Uashington të shtyhet, por për pak ditë, sipas tij.

Ai tha se ka iniciativë për këtë lëvizje, ku pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

“Ka iniciativë për lëvizje të datës. Do ta jap përgjigjen. Nuk besoj se do të jetë lehtë. A ndjej barrë mbi supe? Po, por mund të garantojë që do të luftojë për interesat e Serbisë, derisa ata që po e ëndërrojnë pavarësinë, iu them se nuk do të ndodhë”, ka thënë Vuçiqi, përcjell b92.net.

Sot gjatë ditës, Zyra e kryeministrit mohoi këtë mundësi, duke thënë se nuk ka asnjë informacion për këtë lëvizje të datës së takimit.