Pas raportimit të mediave se takimi i 2 shtatorit, i paraparë të mbahet në Uashington mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë, është anuluar, nga zyra e kreut të Qeverisë, Avdullah Hoti, kanë mohuar një gjë të tillë, raporton “KOHA”.
I pyetur për këtë çështje, Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Hoti, ka thënë se nuk ka konfirmim zyrtar se ky takim është shtyrë.
“Zyra e kryeministrit nuk është në dijeni për këtë anulim të takimit. Po të kishte diçka të tillë menjëherë do bëhej publike nga ana e jonë”, tha Beqiri.
Kjo është tentativa e dytë për mbajtjen e këtij takimi midis Kosovës dhe Serbisë në Uashington.
Në muajin qershor ishte planifikuar takimi i parë, mirëpo nuk u mbajt pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
-
Zyrtare: Shtyhet për 4 shtator takimi i Kosovës dhe Serbisë në Uashington
-
Vuçiqi konfirmon mundësinë e shtyrjes së takimit të 2 shtatorit në Uashington
-
Udhëtimi i Hotit në Uashington përcillet me shumë paqartësi
-
Më 2 shtator vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, nuk ftohet Thaçi
-
Hoti konfirmon takimin në Uashington dhe temën – ekonomia