Arbëri

Haxhiu: Qeveria jo legjitime dhe e pakicës duhet të largohet sa më parë

Haxhiu: Qeveria jo legjitime dhe e pakicës duhet të largohet sa më parë

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qeveria Hoti është qeveri e pakicës dhe nuk ka as mbështetje popullore, prandaj sipas saj një ekzekutiv i tillë duhet të largohet sa më parë.

Haxhiu thotë se kjo më së miri u pa në seancën e djeshme ku koalicioni qeverisë kishte vetëm 45 vota kur u bë përpjekje për votimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.