Bajrami do t’ua kërkojë prapë votën deputetëve për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

- 22:04Bajrami do t’ua kërkojë prapë votën deputetëve për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike
- 21:21Dështon për herë të dytë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike
- 20:19S’ka kuorum për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike
- 19:02AAK-ja kërkon që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike të kalojë me procedurë të përshpejtuar
- 18:49PDK-ja kërkon që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike të tërhiqet nga shqyrtimi
- 18:32LDK-ja kërkon të votohet projektligji për rimëkëmbje ekonomike
- 18:19VV-ja thotë se s’do ta përkrah projektligjin për rimëkëmbje ekonomike
Bajrami do t’ua kërkojë prapë votën deputetëve për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se do t’ua kërkojë edhe një herë votën deputetëve për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Do të kërkoj edhe në ditët në vazhdim votën e deputetëve për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike pasi është hartuar për të lehtësuar jetën e qytetarëve, për të ndihmuar bizneset private dhe mbajtur ekonominë gjallë në kohën kur Kosova po ballafaqohet me pandeminë dhe pasojat e saj”, ka shkruar ajo në Facebook.
Bajrami tha se votimi i një ligji të tillë duhet të shihet si ndihmë për qytetarët e “jo për të bërë luftë partiake”.
“Më vjen keq që sot pritjet e qytetarëve nuk po realizohen shkaku i mungesës së votave të deputetëve. Në rastin e parë, prapë Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të jetë për votim në Parlament”, ka shkruar Bajrami.
Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike dështoi të votohet dy herë brenda ditës nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të premten. Herën e parë mori vetëm 43 vota, ndërsa për të dytën 45.
Dështon për herë të dytë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike
Ka dështuar për herë të dytë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Nga 90 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar vetëm 45 deputetë.
Sërish nuk kanë votuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.
“Vetëm 45 deputetë kanë marrë pjesë në votim”, tha Osmani.
S’ka kuorum për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike
Vetëm 43 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Kështu, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Kujtim Shala tha se ky proces është i pavlefshëm, dhe se do të votohet prapë, pas marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat janë duke u votuar.
“Në këtë proces votimi kanë marrë pjesë 43 deputetë. Ky proces nuk është i vlefshëm”, tha ai.
AAK-ja kërkon që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike të kalojë me procedurë të përshpejtuar
Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, ka kërkuar që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, për të cilin po diskutohet në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, të kalojë në procedurë të përshpejtuar.
Ai tha se duhet sa më shpejt t’i mundësohet Qeverisë së Kosovës implementimi i pakos së rimëkëmbjes ekonomike.
“Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19 që e kemi sot para nesh është prioritet para prioriteteve dhe duhet ta kalojmë me procedura të përshpejtuara siç është propozuar nga komisioni për Buxhet dhe Transfere. Duhet t’ia mundësojmë qeverisë fillimin e implementimit sa më të shpejtë të pakos së rimëkëmbjes ekonomike, e cila është në interes të bizneseve, të punësuarve në sektorin privat në Kosovë, fermerëve, prodhuesve vendor dhe qytetarëve të vendit që do të përfitojnë nga masat e parapara nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike COVID-19”, ka deklaruar ai, përcjell KP.
PDK-ja kërkon që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike të tërhiqet nga shqyrtimi
Partia Demokratike e Kosovës po kërkon që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike të tërhiqet nga shqyrtimi në Kuvendin e Kosovës.
Kujtim Gashi nga kjo parti, gjatë seancës ku po diskutohet ky projektligj, tha se ai nuk adreson problemet e vendit me ekonomi dhe pandemi.
“Ky projektligj mund të jetë gjithçka tjetër, por vetëm Ligj për Rimëkëmbje nuk është sepse i njëjti nuk adreson problemet e vendit me ekonomi dhe pandemi. Madje ky ligj nuk ndihmon as shëndetësinë, sektor ky që po ballafaqohet me probleme të shumta sa i përket përballjes së personelit shëndetësorë me virusin COVID-19”, tha ai, përcjell KP.
Ai ka thënë se tërheqja e 10 për qindëshit të kursimeve në Trust vetëm do të dëmtojë qytetarët.
“Përkundër që tërheqja e 10 për qind e mjeteve mund të duket si ndihmë afat shkurte për qytetarët, në aspektin afatgjatë dëmton qytetarët meqë shteti nuk do t’ua rimbursojë asnjëherë këto mjete. Pra, kjo i bie që ata që do të tërheqin mjetet do të zvogëlojnë edhe më shumë fondin e tyre pensional. Pra, do të kenë për 10 për qind më pak mjete ndoshta edhe për pleqërinë e tyre”, shtoi ai.
LDK-ja kërkon të votohet projektligji për rimëkëmbje ekonomike
Lidhja Demokratike e Kosovës në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, ka kërkuar nga deputetët të votojnë pro këtij projektligji.
Deputeti i kësaj partie, Shkelzen Hajdini, tha se me anë të kësaj do të krijohet shpresë për qytetarët e prekur nga kriza e pandemisë Covid 19.
“Ju kërkoj të gjithëve pa marrë parasysh vërejtjeve që mund t’i kemi si grupe parlamentare. Kërkoj të votoni ligjin për rimëkëmbje, pasi kështu do t’i hapim rrugë institucioneve shtetërore dhe do t’i krijojmë shpresë për të dalë nga kjo situatë e rëndë”, tha ai.
VV-ja thotë se s’do ta përkrah projektligjin për rimëkëmbje ekonomike
Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta përkrah projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Deputeti Hekuran Murati në seancën e sotme plenare paraqiti kritika ndaj projektligjit për të cilin tha se ka mangësi dhe nuk i ndihmon ekonomisë.
Ai tha se as tërheqja e dhjetë përqindshit nuk i ndihmon atyre që kanë nevojë, pasi pjesa e madhe e tyre nuk kanë të hyra në këtë fond pensional.
“Sa i përket Trustit e kam theksuar edhe më herët të vetmit që do të përfitojnë aty janë kryesisht ata të cilët kanë të hyra të rregullta, kontrata dhe paga pak më të larta se mesatarja. Pjesa më e prekur nga kriza ekonomike nuk do të ndihmohet. Ne nuk jemi kundër që të ndihmohet edhe ata që nuk e kanë patjetër, por prioritetit duhet të jetë tek ata që nuk kanë fare pare në trust”, tha ai, përcjell kp.
Krahas kësaj ai tha se edhe ulja e TVSH-së për bizneset nuk ka synim për ruajtjen e punësimit në këtë sektor.
“Krejt çka ka këtu është një ulje e tvsh-së për bizneset të cilat e kanë pasur lobin pak më të fortë. Edhe kjo megjithatë nuk është zgjidhje, nëse synimi ka qenë që të rritet kërkesa në këtë sektor kjo nuk arrihet. Me uljen e tvsh-së nuk garantohet që do të ketë ulje të çmime e si rezultat të rritet edhe sasia e kërkuar për këto shërbime. Nëse nën anën tjetër, ka qenë ruajta e punësimit në këtë sektor që do të ishte primar në këtë rast, të ndihmohen kamerierët kryesisht as ajo nuk arrihet”, tha ai.
Derisa paraqiti kritika edhe për marrjen e 100 milionë eurove nga AKP, pasi tha nuk dihet çfarë dedikimi do të kenë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Bërnabiqi i reagon Trajkoviqit: Je turpi më i madh i popullit serb

Palokaj për propozimin evropian: S’është ambicioz, nuk përfshin marrëveshje gjithëpërfshirëse

Pas tërmetit që goditi Turqinë e Sirinë, Kurti ngushëllon Erdoganin

Vuçiqi njofton për takimin me Lajçakun

LDK-ja: Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun, po shkakton mosbesim e mëdyshje

Lajçak në Prishtinë për propozimin evropian, insiston në themelimin e Asociacionit

30 ushtarë të FSK-së nisen në mision humanitar në Turqi

Krasniqi: Me pranimin e planit franko-gjerman, Kurti i dha drejtim një marrëveshjeje në fshehtësi

Haradinaj: Kurti tik-tak, tik-tak po i han fjalët

Shala akuzon Kurtin se ka kapur institucionet e ndërmarrjet publike

Dëshmitari në rastin “53-milionëshi” thotë se kishte presion për “ta fshehur raportin”
