Arbëri

Reagimet në BE për takimin në Uashington: Mirëpresim çdo mbështetje të dialogut të lehtësuar nga ne

Reagimet në BE për takimin në Uashington: Mirëpresim çdo mbështetje të dialogut të lehtësuar nga ne

Për Bashkimin Evropian secila përpjekje e ndonjë “pale të tretë” për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë të normalizojnë raportet shihet si mbështetje ndaj dialogut, të cilin që nga viti 2011 po e lehtëson Bashkimi Evropian.

Në këtë mënyrë e shohin edhe takimin për të cilin ka njoftuar Richard Grenell se do të zhvillohet më 2 shtator në Uashington mes liderëve të Kosovës dhe të Serbisë.