Arbëri

Sipas Manastirit, po vazhdon ndërtimi i rrugës magjistrale Deçan-Plavë në zonën e mbrojtur

Sipas Manastirit, po vazhdon ndërtimi i rrugës magjistrale Deçan-Plavë në zonën e mbrojtur

Me gjithë ndalimin e ndërtimit të rrugëve magjistrale e tranzitore nëpër zona speciale të mbrojtura në Kosovë, kanë vazhduar punimet në rrugën magjistrale Deçan-Plavë në afërsi të Manastirit, ka njoftuar Dioqeza Rashkë-Prizren, raportojnë mediat serbe.

Sipas tyre punimet po i zhvillojnë autoritetet lokale të Kosovës në Deçan, të mbështetura nga ato në Prishtinë, sipas Dioqezës – në zonën e mbrojtur të Manastirit, transmeton Koha.net.