Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar se është rritur buxheti për pagesat direkte/subvencionet për vitin 2020.
Në ndihmë të fermerëve do të jenë edhe 26 milionë euro shtesë, krahas 53 milionë eurove të buxhetit të rregullt, njoftohet nga kjo ministri.
“Këto mjete do të përdoren për të ndihmuar bujqit tanë të tejkalojnë sfidat e mungesës së shitjes që u shkaktoi COVID-19 sivjet, për të rritur prodhimin bujqësor vendor, për të rritur punësimin në zonat rurale, për të zvogëluar importin e produkteve bujqësore dhe për të rritur sigurinë e ushqimit që konsumojnë familjet tona”, ka thënë ministri Besian Mustafa.
Mustafa shton se do të subvencionohen edhe normat e interesit të kredive bujqësore për disa sektorë të caktuar të bujqësisë.