Arbëri

Të enjten Kuvendi shqyrton projektligjin për “vlerat e UÇK-së”

Descriptive Text

Të enjten e 13 gushtit Kuvendi i Kosovës do të votojë në parim për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, në vazhdimin e seancës së ndërprerë javën e shkuar.

Në seancën që pritet të nisë në orën 10:00, në rend dite është edhe zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës; Zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Kosovës; Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit; Zgjedhja e shtatë anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës; Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës; Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij Komisioni; Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.