Arbëri

VV-ja kërkon qasje në dokumente të ARBK-së

VV-ja kërkon qasje në dokumente të ARBK-së

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje përmes deputetëve në Komisionin për Shëndetësi ka kërkuar qasje në dokumentet publike në institucionin e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) për, siç thonë ata, të qenë të informuar në lidhje me procesin e licensimit të operatorëve privat për testim të qytetarëve për Covid-19.

“Bartja e testimit për Covid-19 nga autoritetet shtetërore në institucionet private përveç që ngarkon financiarisht qytetarët edhe ashtu në kushte të vështira duket qartazi si mundësi përfitimi në fatkeqësi kolektive”, thuhet në njoftimin e tyre.