Arbëri

Zemaj i kërkon Hotit pagesë shtesë mujore për mantelbardhët deri në fund të pandemisë

Descriptive Text

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka kërkuar kryeministri Avdullah Hoti, që deri në fund të pandemisë, të ndajë pagesa shtesë në muaj për punëtorët shëndetësorë.

Sipas tij, këtë kërkesë ia ka bërë sot dhe ka hasur në mirëkuptimin e tij.

“Si ministër i Shëndetësisë sot kam kërkuar nga Kryeministri z. Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi Covid-19. Kërkesë e cila gjeti mbështetjen dhe mirëkuptimin e Kryeministrit”, ka shkruar Zemaj në Facebook.