Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka kërkuar kryeministri Avdullah Hoti, që deri në fund të pandemisë, të ndajë pagesa shtesë në muaj për punëtorët shëndetësorë.
Sipas tij, këtë kërkesë ia ka bërë sot dhe ka hasur në mirëkuptimin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si ministër i Shëndetësisë sot kam kërkuar nga Kryeministri z. Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi Covid-19. Kërkesë e cila gjeti mbështetjen dhe mirëkuptimin e Kryeministrit”, ka shkruar Zemaj në Facebook.