Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka kërkuar kryeministri Avdullah Hoti, që deri në fund të pandemisë, të ndajë pagesa shtesë në muaj për punëtorët shëndetësorë.
Sipas tij, këtë kërkesë ia ka bërë sot dhe ka hasur në mirëkuptimin e tij.
“Si ministër i Shëndetësisë sot kam kërkuar nga Kryeministri z. Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi Covid-19. Kërkesë e cila gjeti mbështetjen dhe mirëkuptimin e Kryeministrit”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Zemaj i bën thirrje Qeverisë të gjejë zgjidhje për 1.271 profesionistët shëndetësorë
-
Hoti e përmend pranverën e hershme e Zemaj verën, për kthim në normalitet
-
Hoti premton se kërkesat e sindikatave do të përfshihen në Pakon e rimëkëmbjes
-
Ekzekutohen pagesat shtesë për mjekët, infermierët e stafin mbështetës
-
Qeveria s’ua paguan shtesat për muajt shtator dhe tetor 14 mijë punëtoreve