Arbëri

VV: Kryeministri i hutuar pa kurrfarë ndjeshmërie për cenimin e sovranitetit

VV: Kryeministri i hutuar pa kurrfarë ndjeshmërie për cenimin e sovranitetit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë është e papranueshme, derisa ka kritikuar institucionet për indiferencën në këtë rast.

“Kjo fundjavë u mbyll me lajmin se në rrugën kryesore të fshatit Karaçevë kanë kaluar 8 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, të uniformuar, me helmeta dhe armë të gjata. Dëshmitarë ishin banorët të cilët edhe i fotografuan ata, por edhe ish kryetari i komunës së Dardanës, Shaip Surdulli, i cili tregoi se policia e Kosovës më vonë ia ka konfirmuar se ata janë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe”, thotë Vetëvendosje përmes faqes zyrtare.