Arbëri

Haxhiu: Sfidë mbledhja e 9 nënshkrimeve tjera për mocion mosbesimi

Descriptive Text

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti.

Shkak sipas tyre është keqqeverisja dhe situata e rënduar e pandemisë. Ndërkohë që ish-ministrja e Drejtësisë, deputete e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tash asnjë parti tjetër nga opozita nuk është pajtuar që ta rrëzojnë qeverinë e Hotit.

“Qeveria Hoti nuk ka legjitimitet sepse nuk ka mbështetje nga qytetarët e Kosovës. Që prej ardhjes në pushtet të Hotit kemi parë vetëm dështime e sidomos për sfidën me pandeminë. Situata përpara se të vinte kjo qeveri ka qenë e menaxhueshme dhe tani ka dështuar totalisht. Një prej pikave të mosbesimit është mënyra e menaxhimit të pandemisë. Në kohën kur është rrëzuar qeveria Kurti, situata me pandeminë ishte në rregull”, ka thënë ajo në Oranews.

Sa i përket nënshkrimeve për ta kaluar mocionin e mosbesimit, aktualisht, Haxhiu tha se VV-ja ka 31 sosh. Haxhiu thotë se duhen të paktën edhe 9 që ajo të dërgohet në Parlament e më pas 61 për ta kaluar.

“Për ta bërë një mocion formalisht na duhen 40 vota ndërkohë që grupi jonë i ka të paktën 31 deputetë ndaj na duhen edhe 9. Më pas na duhen 61 për ta kaluar në Parlamentin e Kosovës. Ne po komunikojmë me parti të tjera parlamentare në opozitë apo në pushtet ku i kemi dërguar dhe një listë me pikat e këtij mocioni dhe i kemi ftuar nëse duan të kontribuojnë në këtë lëvizje apo të bëhen pjesë e saj. Deri më tani nuk është pajtuar ndonjë. Sfida më e madhe tani është mbledhja e 9 votave, më pas kur të shkojë në Kuvend situata do të jetë në favorin e këtij mocioni”, ka thënë Haxhiu.