Arbëri

PDK-ja kritikon Qeverinë dhe KFOR-in: Dënojmë ashpër hyrjen e trupave serbe në territorin e Kosovës

 

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media thotë se dënon ashpër prezencën e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

“Ky veprim i toleruar nga Qeveria e Kosovës dhe KFOR-i është cenim i rëndë i sovranitetit dhe sigurisë kombëtare. Është kërcënim i hapur ndaj tërësisë territoriale dhe sigurisë së qytetarëve të Kosovës. Provokimet e vazhdueshme të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar dhe brenda territorit të Kosovës në sytë KFOR-it që e ka atë përgjegjësi, janë të papranueshme”, thotë PDK.