Arbëri

Reagon Haxhiu: Selimi me avazin e Tahirit, në një divizion të MD-së paska caktuar militantë

Reagon Haxhiu: Selimi me avazin e Tahirit, në një divizion të MD-së paska caktuar militantë
Foto: Koha / Arkiv

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të marrë nga ministri i Drejtësisë Selim Selimi, lidhur me emërimin e disa zyrtarëve në divizionin për mbrojtje ligjore të të akuzuarve të Gjykatës Speciale.

Haxhiu thotë se divizioni për koordinimin e procesit për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë dhomave të specializuara, është divizion shumë i ndjeshëm përbrenda Ministrisë së Drejtësisë.