Arbëri

Kryeministri malazias Markoviq në Plavë, paralajmëron ndërtimin e rrugës që e lidh me Deçanin

Kryeministri malazias Markoviq në Plavë, paralajmëron ndërtimin e rrugës që e lidh me Deçanin
Foto: Koha / ilustrim

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka vizituar sot Plavën, prej ku paralajmëroi se gjatë mandatit të ardhshëm do të fillojë ndërtimi i rrugës që lidhë këtë qytet me Deçanin në Kosovë, raporton gazeta “Vijesti”, transmeton Koha.net. Siç bëhet e ditur, ndërtimi i kësaj rruge do t’i kushtojë buxhetit të Malit të Zi 15-20 milionë euro.

Kryeministri Markoviq, i cili këtë vizitë e bëri në prag të zgjedhjeve në këtë vend, që mbahen më 30 gusht, numëroi një varg projektesh të kryera a të nisura në këtë komunë, ndërsa paralajmëroi si njërin nga dy projektet kapitale për banorët e saj, ndërtimin e rrugës që lidhë Plavën me Deçanin.