Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar bisedë telefonike me ministren britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton.
Kryediplomatja Haradinaj – Stublla, siç njofton kumtesa zyrtare, tha se Mbretëria e Bashkuar është një ndër aleatët historik dhe strategjik të Kosovës, në çdo etapë të shtetndërtimit të saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duke falënderuar Morton për mbështetjen e pazëvendësueshme të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, Ministrja e Jashtme e Kosovës shprehu vullnetin e Prishtinës zyrtare për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, edhe pas procesit të BREXIT-it. Arritjet historike të Kosovës kanë ndodhur vetëm kur të gjithë aleatët tanë kanë vepruar bashkë. Në këtë kontekst, theksova rëndësinë e rolit aktiv edhe të Mbretërisë së Bashkuar në përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke brenda kufijve ekzistues”, citohet të ketë thënë Haradinaj – Stublla.