Rruga “Bajram Kelmendi” në kryeqytet sërish është bllokuar nga shiu i dendur.
Rruga në lagjen “Dodona” në Prishtinë, ka kohë që sa herë ka reshje shiu bllokohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKësisoj, kjo e bën të pamundur edhe qarkullimin e veturave.
KOHA ka realizuar një video mëngjesin e së mërkurës, ku njëra pjesë e rrugës duket totalisht e pakalueshme, aq më pak, për këmbësorë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të mbretërojë me mot me shi e shkarkime rrufesh, madje edhe breshër derisa në disa qytete, ka nisur bllokimi i rrugëve nga shiu i madh.
Ndërkohë, lexues të KOHËS kanë dërguar edhe fotografi nga disa qytete të Kosovës. Më poshtë gjeni dëme në Skenderaj e Deçan. Por, dëmtime të mëdha janë bërë edhe në Pejë. Binak Kelmendi ka realizuar disa fotografi në Llabjan, ku poashtu shihen dëmet e shkaktuara.
{gallery}