Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Foto: Driton Paçarada / KD / ilustrim

Vranësira të lehta dhe të dendura do të jenë prezente në Shqipëri duke sjellë mot të vranët dhe reshje në të gjithë territorin.

Në ultësirën perëndimore gjatë paradites reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave, ndërsa pasdite do kemi reshje me intensitet të ulët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 20ºC në 32ºC dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 32ºC.

Era do të fryjë në drejtim veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.