Në gjithë Kosovën janë 46 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore, ka bërë të ditur QKUK-SHSKUK të hënën përmes një njoftimi në Facebook.
Po sipas njoftimit, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet regjionale po trajtohen 627 pacientë, e prej tyre 424 janë të konfirmuar me COVID-19. Plot 381 janë me oksigjeno-terapi.
Vetëm në QKUK janë të hospitalizuar 265 pacientë, prej tyre 214 të konfirmuar me COVID- 19.
Sot janë janë raportuar shtatë pacientë të vdekur e 250 raste të reja pozitive me koronavirus.