Arbëri

Mbi 13.000 veta mësynë Shqipërinë në 24 orët e fundit

13.092 persona kanë dalë nga Kosova përmes pikave kufitare me Shqipërinë në 24 orët e fundit, është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Gjatë po këtij 24-orëshi, 6.617 persona kanë hyrë në Kosovë, është bërë e ditur nga shifrat zyrtare të siguruara nga KOHA.

Fluksi i madh i pushuesve kosovarë përkon me përhapjen dramatike të COVID-19 në Kosovë.

59 të vdekur dhe 1417 të infektuar janë regjistruar brenda vetëm një jave në Kosovë.