Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Mal të Zi, 92 për qind turistë më pak

Më Mal të Zi, në pikun e sezonit turistik ndodhen rreth 15.000 turistë, që është 92 për qind më pak në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Organizatës malazeze për Turizëm, raportojnë mediat në këtë shtet.

Pronarët e hoteleve dhe apartamenteve turistike në Mal të Zi kanë bërë të ditur se i kanë përgjysmuar çmimet, në mënyrë që sadopak të nxjerrin fitime, sipas mediave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më Ulqin, sipas gazetës malazeze “Vijesti”, gastronomët thonë se nuk i kanë as pesë për qind të qarkullimit të vitit të kaluar. Pjesa e vjetër e qytetit moti nuk ka qenë aq e zbrazët.

Kalaja e Ulqinit, përndryshe pjesa më e vizituar gjatë muajve të verës, këtë vit është tërësisht e boshatisur. Rrugëve nuk ka njerëz, restorantet janë të zbrazëta e muzeu pa vizitorë, shkruan “Vijesti”.