Arbëri

Kurti e sheh Kosovën si Zvicrën, “nëse çlirohet prej të korruptuarve”

Kurti e sheh Kosovën si Zvicrën, “nëse çlirohet prej të korruptuarve”
Foto nga Facebook-u i Albin Kurtit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar shtetin zviceran me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës. Po ashtu, thotë se ka ardhur koha që Zvicrën ta shohim, jo më si destinacion mërgimi, por si model zhvillimi për vendin tonë.

“Kjo nuk është e pamundur, nëse çlirohemi prej të korruptuarve ashtu siç u çliruam prej pushtuesve. Kam bindjen se do t’ia dalim, edhe me ndihmën e vendeve mike, si Zvicra, por edhe me atë të mërgatës sonë, që kurrë nuk e harron atdheun”, shkruan kryetari i VV-së.