Arbëri

Spitali ushtarak i FSK-së mund të shfrytëzohet për trajtimin e koronavirusit

Foto: Alban Bujari / KOHA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vizitoi Spitalin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai tha se janë ngritur kapacitetet, dhe ky spital, mund të shfrytëzohet për trajtimin e COVID-19 në rast se ka nevojë.

“Sot jemi këtu bashkë me ministrin e Shëndetësisë në spitalin ushtarak të FSK-së ku na informuan për detajet për përgatitjet që po bëhen për ngritjen e kapaciteteve të spitalit ushtarak në rast se do të ketë nevojë t’i përdorim ato. Jam i impresionuar dhe i emocionuar me ambientin brenda, me përgatitjet edhe të ministrisë së FSK-së por edhe të stafit të FSK-së. I falënderova ata për mbështetjen që FSK-ja ka dhënë për institucionet tjera për ta menaxhuar situatën”, tha Hoti, raporton KOHA.