Arbëri

Vdes nga Covid-19 prodekani i Fakultetit të Agrobiznesit në Pejë

Descriptive Text

Ka vdekur prodekani i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, Bakir Kelmendi, pas infektimit me COVID-19

Lajmin e ka bërë të ditur, Ali Berisha nga AAK-ja. Ai ka shprehur ngushëllime për familjen e të afërmit e Kelmendit derisa ka bërë thirrje për kujdes.

“Me pikëllim dhe i trishtuar, mësova lajmin për vdekjen e hershme të Prodekanit të Fakultetit të Agrobiznesit në UP 'Haxhi Zeka', prof.Dr. Bakir Kelmendit! Të ndjerin, do ruajë në kujtimet më të mira dhe më të sinqerta! Me këtë rast, shprehë Ngushëllimet e mia dhe të Aleancës, për familjen Kelmendi, stafin akademik të UP 'Haxhi Zeka' dhe të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai.

Deri tash në vend 6917 persona janë infektuar me COVID-19, 3753 janë shëruar dhe 170 kanë vdekur.

 

Edhe një mbrëmje e rëndë për Pejën dhe Kosovën! Me pikëllim dhe i trishtuar, mësova lajmin për vdekjen e hershme të...

Posted by Ali Berisha on Saturday, July 25, 2020