Arbëri

Pesë të vdekur dhe 104 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë të vdekur dhe 104 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë persona kanë vdekur dhe 104 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Siç ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, betejën me COVID-19 nuk e kanë fituar një 45-vjeçar nga Tirana për të cilin bëhet e ditur se nuk ka pasur sëmundje tjera shoqëruese, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçare nga Pogradeci. Një 45 vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2.