Përfundon protesta e Telekomit, Hoti premton zgjidhje

Përfundon protesta e Telekomit, Hoti premton zgjidhje
Përfundon protesta e punëtorëve të Telekomit të Kosovës pas një takimi që pati kryetari i sindikatës së kësaj kompanie me kryeministrin Avdullah Hoti.
Kryetari i sindikatës Lamih Balaj tha se kryeministri Hoti ka premtuar se asnjë vend i punës në Telekom nuk do të humb.
Po ashtu kryeministri sipas tij ka thënë se çështja e Telekomit është në përgjegjësi të Qeverisë dhe ka kërkuar që të ndërpritet protesta dhe punëtorët të shkojnë në vendet e tyre të punës.
Pas kësaj, protestuesit janë shpërndarë të qetë./KSP
Po mbahet protesta e punëtorëve të Telekomit, kërkohet zgjidhje për bllokadën e krijuar
Po mbahet protesta e punëtorëve të Telekomit, që po shprehin shqetësimet e tyre për bllokimin e xhirollogarive bankare dhe fillimit të tërheqjes së një pjese të mjeteve nga Dardafon. Protesta ka filluar nga ora 13:00.
Dhjetëra protestues të kompanisë publike Telekom të cikët po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, njëzëri kanë kërkuar nga partitë parlamentare në kuvend të jenë unik për zgjidhjen e bllokadës që ia ka bërë Dardafon Telekomit.
Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Telekomit Lamih Balaj duke e quajtur Blerim Devollin kriminel ka thënë se Dardafon me këtë ndërhyrje në pasurinë publike po ua mbyllë derën 3 mijë e 500 punëtorëve.
Balaj ka kërkuar nga deputetët t’i bashkohen protestës.
Grupi parlamentar i VV-së ka dalë nga seanca për të mbështetur protestuesit, ku shefi i këtij Grupi Rexhep Selimi theksoi se ajo çfarë po ndodhë në Telekom është e pa tolerueshme nga ane Devollëve.
Tashmë organizatorët e kësaj proteste pas ftesës që iu bëri kryeministri Avdullah Hoti kanë shkuar në një takim në Qeveri.
Protestuesit të cilët po mundohen ta mbajnë distancë në këtë kohë pandemie, nuk kanë përjashtuar mundësinë se do protestojnë 24-orë para Qeverisë deri në përmbushjen e kërkesave.

Vuçiq i përgjigjet Ramës: Propozimin për Asociacionin e japin serbët

Vuçiq kërkon autonomi më të madhe për serbët në veri

Morina akuzon institucionet për diskriminim ndaj personave LGBTI

Arben Loshi emërohet zëvendësues i sekretarit të Kuvendit

Borrell raporton para shteteve anëtare, BE-ja e gatshme të organizojë takim për Asociacionin

Osmani vlerëson kontributin e EULEX-it në sundimin e ligjit

ASK: Më pak nxënës e studentë sesa një vit më parë

Rexhepi: Ka lëvizje pozitive për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Kurti në Dubrovnik: Të zbatohet marrëveshja për normalizim

Asistenti i Kurtit tallet me ish-kryeministrin Mustafa

Përfaqësues të OJQ-ve serbe flasin për mundësitë për shtensionim të situatës në veri
