Arbëri

Tërheqja e mjeteve nga Telekomi erdhi pasi Bordi refuzoi marrëveshjen për borxhin

 

Çdo e hyrë e Telekomit të Kosovës që nga e marta do të kalojë në llogari të kompanisë “Z-Mobile”. Pas urdhrit për përmbarim, nga llogaritë e kësaj ndërmarrjeje janë tërhequr 3.2 milionë euro, që kanë qenë mjete që Qeveria ia ka dhënë Telekomit si ndihmë financiare gjatë pandemisë. Nëse nuk gjendet një zgjidhje ose nuk arrihet ndonjë marrëveshje në mes të palëve të përfshira, kjo do të vazhdojë derisa të arrihet vlera e borxhit prej afro 27 milionë eurove i kompanisë ndaj “Z-Mobile”, raporton KOHA.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, ka thënë se me të hyrat që kanë iu duhet rreth 7 muaj të punojnë me llogari të bllokuara dhe pa paga për të larë borxhin.