Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) përmes një reagimi bëri me dije se po i ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me situatën pranë bankrotimit të Telekomit të Kosovës, dikur ndërmarrja më profitabile publike. Edhe pse sektori i telekomunikimit ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe stabile të profitit në tërë shtetet evropiane, si në rastet e kapitalit privat ashtu edhe atij publik, Telekomi i Kosovës së fundmi është sjellë afër bankrotimit, ndër të tjera, nga zbatimi i një vendimi arbitrar të operatorit Z-mobile (e më herët, Dardafone.net) në dëm të Telekomit.
GLPS në vazhdimësi ka vlerësuar që nënshkrimi i atëhershëm i kontratës ndërmjet PTK dhe Dardafone.net (viti 2009) kishte qëllim të qartë degradimin financiar e tregtar të kompanisë publike Telekomi i Kosovës, dhe një gjë e tillë u pa katërcipërisht nga mënyra e fitimit dhe vëllimi i shfrytëzimit që i bëhej asetit publik nga një operator privat ndër vite. Në këtë situatë, ndodhemi para paradoksit kur, në vend se të kërkohet përgjegjësi penale për shkaktarët e lidhjes, vazhdimit dhe shfrytëzimit të benefiteve nga kontrata ndërmjet PTK dhe Dardafone.net, Telekomi i Kosovës i duhet të paguaj një dëm të vendosur nga një proces arbitrazhi në vlerë prej 24 milionë eurosh operatorit privat Z-mobile.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGLPS vlerëson që një gjendje e tillë është pikë së pari reflektim i dështimit të qëllimshëm të Prokurorit të Shtetit. E pyesim kryeprokurorin Lumezi se çfarë duhet t’i bëjnë më tepër një aseti publik sikur Telekomi i Kosovës që Prokuroria Publike të hetojë dhe vërë para përgjegjësisë penale të gjithë shkaktarët që e sollën këtë gjendje, prej ministrave të atëhershëm e gjerë më sot, e gjithashtu menaxhmenteve respektive të Telekomit të Kosovës? Si është e mundur që Telekomi në vend se të jetë ndërmarrja më e suksesshme publike për shkak të statusit të saj në treg, ajo vendoset në një situatë bankrotimi, e ku Prokurori i Shtetit hesht sikur interesi publik i sanksionuar me legjislacionin penal të mos ekzistonte? Si është e mundshme që zhvatja e aseteve publike të ndodh kaq tmerrshëm, e institucionet publike të bëjnë sikur nuk ka autorë ndaj kësaj gjendjeje?
Prandaj, i kërkojmë Prokurorit të Shtetit që të nisë një proces hetimi ndaj të gjithë atyre që kontribuan në lidhjen, zbatimin dhe mosveprimin e parandalimit të kontratës së vitit 2009; ndaj të gjithë atyre që lejuan zhvatjen e një aseti publik sikur Telekomi i Kosovës, dhe që e sollën atë në një gjendje para bankrotimit. I kërkojmë Qeverisë, dhe kryeministrit Hoti, që në vend se të merret me planet e privatizimit të pjesshëm, të kontribuojë fillimisht në një proces penal të ndëshkimit për ata që e sollën këtë gjendje. I kërkojmë gjithashtu Ministrit të Ekonomisë që të qartësoj pozicionin e aksionarit ndaj kësaj gjendje të shkaktuar me pasoja penale, në vend se të premtoj kinse negocime të reja me kompaninë Z-mobile.
GLPS vlerëson që është i papranueshëm heshtja e Kuvendit të Kosovës ndaj situatës në Telekomin e Kosovës. Një komision hetimor mbi këtë gjendje është i domosdoshëm, kurse çdo proces potencial i ristrukturimit të Telekomit të Kosovës duhet t’i nënshtrohet një miratimi parlamentar. Çdo qytetar i Kosovës ka të drejtën të dijë se si u zhbë paraja publike në këtë formë në ndërmarrjen publike Telekomi i Kosovës, prandaj transparenca e plotë mbi të kaluarën dhe të tashmen është e domosdoshme, thuhet në reagimin e Grupit për Studime Juridike dhe Politike.
--