Taskforca e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë që mjekët familjarë në QKMF-ja në Kosovë të diagnostikojnë pacientët me COVID-19 pa testime.
Është rekomanduar që mjekët familjarë, në rast se shohin pacientët me simptome të COVID-19, të bëjnë diagnozën klinike, pa pasur nevojë për testime dhe të rekomandojnë pacientët të vetizolohen për 14 ditë, siç do të duhej bërë në rast të testimit pozitiv, shkruhet në dokumentin e siguruar nga KOHA.
Nga Taskforca është thënë se kjo procedurë është në përputhje me praktikat që aplikohen në SHBA dhe vendet tjera të botës.
“Të gjitha këto duhet raportuar si raste të supozuara. Të gjithë mjekët familjarë rekomandohen të japin diagnozën klinike të COVID-19 në bazë të Udhëzuesit dhe Procedurave Standarde të Operimit (PSO). Të gjitha këto diagnoza duhet të raportohen pa test laboratorik në IKSHPK, sipas PSK-së. Kjo procedurë është në përputhje me praktikat në SHBA dhe botë”, është shkruar në rekomandimin e Taskforcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

-
Nëpër komuna nis diagnostikimi i pacientëve pa testime, Prishtina aplikon ato serologjike
-
IKSHPK: Të testuarit për COVID-19 të izolohen deri në lajmërim të rezultatit
-
QMF-ve u mundësohet të kryejnë teste serologjike për COVID-19
-
MSh: Nuk ka asnjë vendim për të ndalur testimet e rasteve të kontakteve për Covid-19
-
MSH-ja rekomandon të mos testohen kontaktet pa simptoma të të prekurve me COVID-19