“Diplomojmë për të mbetur pa punë, ose më e shumta, mund të bëhemi kamerier”.
Për këtë reagim ndaj ministrit në largim Arsim Bajrami, ky student u largua nga salla.
E në shenjë revolte, disa qytetarë bashkë me të atin e këtij studenti, janë mbledhur para Rektoratit të UP-së.
Anëtarë të shoqërisë civile, kanë thënë se ndalimi i fjalës së lirë, është një veprim i papranueshëm.
Shqetësues, po ashtu, sipas qytetarëve, është edhe mosreagimi i institucioneve për atë që ndodhi me këtë student.
Studenti i sapodiplomuar që ka shprehur zhgënjimin para ministrit në largim Arsim Bajrami, ishte nxjerrë jashtë nga sigurimi.
Protestë kundër largimit nga salla të studentit... by kohanet