Para 23-vjetësh, më 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Në një operacion të planifikuar, u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy në drejtim të Mejës. Grumbullimi i meshkujve në grupe filloi në mëngjes, në një bilanc të tmerrshëm që goditi 15 fshatra të rrethit të Gjakovës. U ekzekutuan 376 persona, në një prej masakrave më të mëdha në Kosovë.
Të vrarë në këtë masakër mbetën djemtë e burrat në grupe nga mosha 15-60 vjeç. Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja dhe pas luftës trupat e masakruar të tyre, disa u gjetën nëpër varreza masive nëpër Kosovë kurse të tjerët ka informacion se janë ende diku nëpër Serbi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërkundër kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur nga shteti serb dhe ende nuk është bërë.
Në përkujtim të kësaj ngjarjeje tragjike, sot (e mërkurë) Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të vendosë kurora lulesh para përmendores së personave të pagjetur - sheshi “Skënderbe” në Prishtinë, në orën 09:00.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve te Kuvendi, në orën 9:00 dhe Mejë të Gjakovës në orën 11:00. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bën homazh te Kompleksi Memorial “Lëndina e pikëllimit”, në ora 10:30.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial në Meje, në ora 11:00. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të mbjellë fidanë në kujtim dhe nderim të 1617 personave të pagjetur nga lufta e fundit, te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 14:00.