Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër të vdekur e 102 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Foto: Reuters / ilustrim / Arkiv

Në 24 orët e fundit janë shënuar katër raste të vdekjes në Shqipëri si pasojë e koronavirusit, ndërkohë që janë shtuar edhe 102 raste më infeksion, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë të shtunën.

Të vdekurit ishin të moshave 43, 60, 61 dhe 64 vjeç.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri më tash, në Shqipëri janë shënuar 3.906 raste me COVID-19, ndërkohë që kanë vdekur 107 persona. 2.214 raste janë aktive.