Arbëri

Hulumtimi i UNICEF-it: Vetëm 45% e të rinjve në Kosovë mbajnë maskë rregullisht në publik

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka kryer një hulumtim në Kosovë, përmes së cilit të rinjtë janë pyetur për qëndrimet e tyre rreth masave për mbrojtje nga COVID-19.

Në bazë të rezultateve që i ka bërë publike UNICEF-i, nga 1.618 të rinj të anketuar, vetëm 45% thonë se mbajnë maskë rregullisht në publik.