Ka nisur intervistimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga prokuroret e Speciales për të katërtën ditë rresht.
Thaçi me t’u futur në objektin e Speciales në Hagë nuk është deklaruar, njësoj siç bëri edhe dje e pardje.
Në tri ditët e para, Thaçi është mbajtur për intervistë nga gjashtë orë.
Ndaj Thaçit, Specialja ka ngritur aktakuzë “për krime lufte”. Aktakuzë është ngritur edhe ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veseli dhe nëntë të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë zbuluar nga Specialja.