Mbi 92 mijë euro të taksapaguesve kosovarë janë shpenzuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik vitin e kaluar për t’i paguar 18 punonjës të ish-strukturave paralele serbe pa punuar fare. Edhe pse janë punësuar me vendim të Qeverisë së Kosovës të datës 22 korrik 2015, të bazuar në Marrëveshjen e Brukselit, për shuarjen e të ashtuquajturës “mbrojtje civile” në veri të Mitrovicës, gjatë 2019-s ata nuk ishin paraqitur fare në vendin e punës. Njësoj kanë vepruar edhe gjatë vitit 2018.
Këta punonjës nuk i kanë kryer detyrat e përcaktuara me kontratë, ndërsa kanë marrë paga. Marrëdhënia e punës për 18 zyrtarët ishte formalizuar në vitin 2016, në Departamentin për Integrime Evropiane, si zyrtarë për monitorim të zhvillimit ekonomik në nivel lokal. Por, për ta nuk ka asnjë dëshmi për realizimin e punëve në përputhje me përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive që janë ngarkuar nga MZHE-ja.
-
Serbët në institucionet e Kosovës marrin rroga duke punuar nga shtëpia, nuk dalin në vendet e punës
-
Miliona euro për serbët e angazhuar nëpër ministri e që nuk shkojnë në punë
-
20 serbë të sistemuar në MPB që nga viti 2015 paguhen pa punuar
-
Spanca: 800 mijë euro i kanë kushtuar buxhetit 129 punonjësit serbë pa shkuar fare në punë
-
Paga të dyfishta për ish-pjesëtarë të organizatës që Qeveria e shpalli terroriste?