Arbëri

Qeveria shpronëson disa prona në funksion të interesit publik

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 14-të, të martën, ka shpronësuar disa prona.

Fillimisht është miratuar kërkesa për shpronësim për interes publik të objekteve të cilat menaxhohen nga AKP-ja, e të cilat preken nga realizimi i projekteve si ndërtimi i parkut që do të shërbejë për amfiteatrin e fshatit Mushtisht dhe ndërtimin e çerdhes së fëmijëve si dhe këndi për të moshuarit në fshatin Studentçan në Komunën e Suharekës.

Ministri i Ambientit, Blerim Kuçi ka prezantuar kërkesat edhe për shpronësimin e pronës e cila preket nga restaurimi dhe konzervimi i objektit Shtabi i UÇK-së në Kosterc, Skenderaj si dhe atë që preket nga ndërtimi i "shiritit për rreshtim" për hyrje në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës po ashtu ka proceduar për në Kuvend opinionin lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka dy vjet që është dërguar në Kuvend për lexim të parë.